Shendora Download on the App Store

Mbështetje

Na shkruaj nga aplikacioni: Profili → Mbështetje → Na shkruaj. Mesazhi na vjen direkt. Mund të na shkruash edhe te shendora@proton.me. Përgjigjemi brenda dy ditëve të punës. Për urgjenca shëndetësore telefono 127.

Pyetje të shpeshta

Si rezervoj një takim? Gjej profesionistin, shtyp «Rezervo», zgjidh shërbimin, ditën dhe orën dhe konfirmo. Disa profesionistë konfirmojnë kërkesën brenda 24 orësh.

Si anulloj një takim? Te Takimet e mia, hap takimin dhe shtyp «Anullo». Afatin e anullimit falas e cakton profesionisti.

Pse nuk shfaqet vlerësimi im? Vlerësimet me të dhëna kontakti, lidhje ose fjalë fyese shqyrtohen nga administrata para publikimit.

Si i ndryshoj njoftimet? Te Profili → Njoftimet mund të zgjedhësh cilat njoftime të marrësh ose t'i çaktivizosh te Cilësimet e iPhone.

Si marr një kopje të të dhënave të mia? Te Profili → Privatësia → Eksporto të dhënat e mia.

Si fshij llogarinë? Te Profili → Privatësia → Fshi llogarinë. Të dhënat anonimizohen pas 30 ditësh; deri atëherë mund ta anullosh.

Jam profesionist. Si regjistrohem? Hyr me Apple ID, shko te Profili → Bëhu profesionist dhe plotëso kërkesën. Dokumentet (licenca, diploma, dokumenti i identitetit) janë opsionale: nëse ngarkon të paktën një, profili del «i verifikuar me dokumente». Verifikimi zakonisht zgjat pak ditë.

Dokumente